-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë do të ndodhë në 20 Shkurt? Noka: Protestë dhe asgjë tjetër

Kryesoret

Opozita po bëhet gati për protestën e 20 Shkurtit në Tiranë. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe sekretari i pjesës së “Rithemelimit” ishin në Korçë dhe Devoll. Bardhi i ka kërkuar çdo demokrati të marrë me vete edhe pjesëtarët e familjes në këtë tubim që sipas tij, do të jetë masiv dhe paqësor. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, reagimi i qytetarëve kundër qeverisë do të jetë i lirë, pa skenar dhe asnjë porosi.

Skenarët do i shikoni në datën 20 shkurt nëse do e thoshim skenarin e protestës sot do humbte kurioziteti, pa diskutim që protesta është formë reagimi do jetë reagim qytetar, nuk ka asnjë formë për t’u ndalur, qytetarët do të vinë bashkë me fëmijët e tyre, familjarë, miq, duhet të jemi të gjithë si një formë reagimi ndaj qeverisë. Qytetarët do jenë të lirë të shprehin reagimin, protestën e tyre ndaj qeverisë. Reagimi nuk është as me porosi dhe as me skenar”, tha Bardhi.

Edhe Flamur Noka u pyet nga gazetarët për skenarët e protestës, për të cilën tha se nuk është e nevojshme sipas tij të diskutohen. “Nuk është nevoja të diskutohet për detajet e protestës. Protesta është protestë dhe qytetarët vijnë për të protestuar për asgjë tjetër”, tha Noka.

“Derë më derë”! Bardhi dhe Noka thërrasin devollinjtë në 20 Shkurt në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit