-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Robelli: Pse duan të ikin të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria?

Kryesoret

Në tri dekadat e fundit mbi 1 milion shtetas të Shqipërisë kanë braktisur vendin e tyre. Këtë e kanë bërë për shkak të stagnimit të vendit, korrupsionit, krimit dhe mungesës së perspektivave profesionale. Eksodi vazhdon, njofton radioja zvicerane SRF në një reporatazh të gjatë nga Shqipëria.

Në qytetet shqiptare gjithnjë e më shumë të rinj ndjekin kurse të gjuhës gjermane për t’u përgatitur për largim nga vendi. Destinacioni i pëlqyer më së shumti është Gjermania. Punëdhënësit gjermanë kanë nevojë për fuqi punonjëse, qeveria gjermane e ka hapur tregun e punës më 2016 për shtetas të vendeve ballkanike.

Sipas një ankete 44 për qind e të rriturve në Ballkan mund ta imagjinojnë të largohen nga atdheu i tyre. Më 2022 shumica e refugjatëve që përmes La Manshit emigruan në Britaninë e Madhe ishin shqiptarë. Shqipëria e ka kuotën më të lartë të emigrimit nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe njërën nga më të lartat në botë, njofton SRF. Në 10 vitet e fundit 40 për qind e njerëzve të larguar nga Shqipëria kishin kualifikim universitar — më shumë se asgjëkundi në Ballkan. Nga kjo ikje masive e shqiptarëve po vuan ekonomia, por edhe shoqëria.

Qeveria socialiste, qe 10 vite në pushtet, ka ndërtuar një sistem klientelizmi. Kryeministri Edi Rama qeveris me metoda autoritare. Korrupsioni në Shqipëri është gjithkund i pranishëm. Një e pesta e personelit të kualifikuar mjekësor jeton jashtë Shqipërisë. Numri i mjekëve në Shqipëri është më i ulët se gati çdokund në Europë. Kujdesi shëndetësor në zonat rurale është i dobët.

Sipas një statistike të vitit 2020 investimet e Shqipërisë në shëndtësi janë më të ulëtat në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Në raport me BE-në gjendja është edhe më dramatike. Ndërsa Shqipëria investon 3,2 për qind të bruto prodhimit vendor në shëndetësi, në BE mesatarja e investimeve në shëndetësi është 8,1 për qind. Disa klinika në rajon të varfra duken si në kohën e komunizmit, thekson radioja zvicerane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit