Ditën e nesërme do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, pak orë para se të nisë protesta e 20 Shkurtit e thirrur nga opozita. Mbledhja do të fillojë në orën 15:00 dhe do të zhvillohet online në platformën “Zoom”.
Në rendin e mbledhjes do të jetë një seancë dëgjimore me Organizatat e Diasporës mbi çështjet zgjedhore. Në mbledhjen e kaluar u diskutua dëgjesa me partitë politike mbi sugjerimet që lidhen me propozimet mbi kodin.