GJKKO ka lënë në burg 35-vjeçarin me tre emra të arrestuar në Vlorë, Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj.
Ai është i dyshuar dhe i akuzuar se ka bashkëpunuar me një grup kriminal, duke i siguruar kushtet për kryerjen e atentateve, si dhe për “mbajtje dhe prodhim të armëve pa leje”.
35-vjeçari shkodran u arrestua në Vlorë teksa lëvizte me një pistoletë me silenciator me vete, më 8 gusht të vitit 2023.
Plot gjashtë muaj më vonë u zbulua se shënjestra e atentatit që u parandalua nga SPAK dhe policia ishte Inez Hajrulla.
Me antiplumb dhe radio! Kush është i forti i Vlorës që i rrëshqiti policisë nga duart?
Ky është atentati i tretë që Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës arriti t’i shpëtojë. Arrestimi 35- vjeçarit Nikolla në gusht të 2023, çoi Prokurorinë e Posaçme në gjurmët e një tjetër të dyshuari dhe operacionit të koduar “Trekëndëshi’ për të cilin policia informoi dy ditë më parë.
Me urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme, në Vlorë u vu në pranga Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj. U shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, pasi akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal.
Shkodrani kishte folur në SPAK për vrasjen e Inez Hajrulla dhe disa personave të tjerë, është Amarildo Nikolli alias Xhanej.
Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi.
Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla, në fillim të muajit gusht 2023 në Vlorë.
I vranë vëllanë, vetë u shpëtoi 3 atentateve! Kush është i forti i Vlorës në kërkim?