Deputeti demokrat Bledion Nallbati, i ftuar tek 5 pyetjet nga Babaramo, u pyet në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë, i cili nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës.
Nallbati i pyetur nëse kjo do të ndikonte në protestën e nesërme të opozitës dhe një këndvështrim tjetër duke zbuluar dhe mesazhin që dha Blinken sipas tij.
Deputeti u shpreh kjo vizitë ishte me mesazh për specifik për qeverinë, duke i dhënë një “shuplakë” tentativës së tyre për të kapur drejtësinë.
Bledion Nallbati: Vizita e Sekretarit Blinken është shitur nga qeveria me anë të propagandës për të përfituar medalje ari për veten. Un mendoj se vizita e Blinken, me mesazh kryesor kishte problemet në rajon, por i dha dhe një shuplakë e qeverisë për tentativën e tyre për të kapur drejtësinë.
Qeveria kërkon të pengoj punën e SPAK se është e përlyer në afera nga edi rama deri tek nënpunësit e vet. Ky ishte një mesazh i qartë nga SHBA-ja, që këto janë investime tona mos provoni të na pengoni, drejtuar qeverisë.
Qëllimi i protestës? Lavdrim Lita: Opozita do të tregojë forcën brenda saj