Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet fjalimin e tij në protestën e sotme foli për rrëzimin e 20 shkurtit duke e krahasuar ne atë të disa viteve më parë ku kësaj radhe armiku është më diktator.
Sali Berisha: Sot në sheshin Skënderbej nuk kemi shtatoren e diktatorit por shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama, pasardhësit të bllokmenëve hoxhistë që njëlloj si tjetri ka përqendruar pushtetin në duart e tij dhe që do një Shqipëri pa opozitë dhe që vjedh qytetarët shqiptarë, vret shpresën e tyre më shumë se askush tjetër në historinë tonë kombëtare. Gjatë sundimit 10 vjecar të tij, si kurrë më parë, 1 milionë shqiptarë u larguan dhe integrimi u shndërrua në një horizont që largohet cdo ditë e më shumë nga shqiptarët. Fjala që unë po mbaj para jush ishte llogaritur që të mos mbahej, ky uragan ishte llogaritur të mos ndodhte, bashkimi ynë ishte llogaritur të mos ndodhte dhe Shqipëria ishte llogaritur që në 2024 të ishte vend pa opozitë.