-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daçiç: E papranueshme! Beogradi kundërshton anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryesoret

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një bisedë me Janosh Babiçin, shefin e ri të zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se “kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është e papranueshme”.

“Ministri Daçiç ka shfrytëzuar rastin që t’ia përsërisë bashkëbiseduesit qëndrimet tona për papranueshmërinë e “të ashtuquajturës” Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare “që treguan mirëkuptim” për qëndrimet e Serbisë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Në të shtohet se “Daçiç e uroi Babiçin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet. Ai ka theksuar se “Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave” të kësaj organizate.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit