-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ 46-vjeçari rreh vëllanë dhe kunatën, policia: Do i vriste me sëpatë

Kryesoret

Një 46-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mark Bajraktari”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit