Ka nisur protesta kombëtare e Partisë Demokratike në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Demokratët janë me flamuj me simbolin e PD-së në duar, por edhe me pankarta ku shkruhet “Lironi liderin e opozitës”.
Opozita po proteston para godinës së Kryeministrisë, ku është ngritur dhe një foltore që të rinj të FRPD-së, por edhe deputetët demokratë të mbajnë fjalim.
Gjithashtu pritet edhe një komunikim online nga ana e Sali Berishës që mungon për herë të parë në një protestë të thirrur nga PD.