-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë-Serbi, Haziri: SHBA mbyll brenda 45 ditësh marrëveshjen

Kryesoret

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shprehet se procesi i Kosovës në dialog lidhet me 45 ditët e ardhshme.

Haziri ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke u angazhuar shumë që brenda këtyre ditëve ta mbyllin ndaj Kosovës.

“BE-ja dhe SHBA-ja është e mobilizuar me mbyllë këtë çështje të obligimit të Kosovës me ndihma të mëdha njerëzore, financiare edhe humane për 45 ditë, dhe Kosova me marrë kreditin e madh, sepse Serbia obligohet me marrë veprime”, ka thënë Haziri në Tëvë 1.

Për heqjen e masave ndaj Kosovës, Haziri ka thënë se Borrell e Lajçak janë angazhuar për heqjen e masave ndaj Kosovës, por që nuk kanë gjetur mbështetje nga partnerët.

Ai duke komentuar raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë sidomos pas vendimeve të fundit të Qeverisë për çështjen e dinarit, tha se Bashkimi Evropian e ka vendosë Kosovën në marrëdhënie të kufizuara, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar funksionarët qeveritarë.

Haziri tha se aleatët ndërkombëtarë tashmë janë duke pa mundësinë nëse do të ketë zhvillime pozitive nga ana e Kosovës në javët në vazhdim, pasi sipas Hazirit nëse ndodh e kundërta atëherë do të hyjnë në fuqi pakoja e dytë e masave ndëshkuese për Kosovën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit