N/kryetari i grupit të “Rithemelimit” Luçiano Boçi ishte i pari që hapi protestën e opozitës mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë.
“Ai (Rama) që është larguar si gjithmonë, shihni mirë se cfarë bën, i blindon dhe i mbyll këto godina, na takon ne ti shembim, kapërcejmë ato porta dhe ti hapim ato dyer. Sepse duke hapur ato dyer, kryeministri i korruptuar do të gjendet pas hekurave.
Vetëm kështu fitohet demokracia. Vetëm kështu e marrin qytetarët në duar fatin e tyre. Beteja kështu duhet të vazhdojë. Atyre që duan të mbyllin këto porta që duan të burgosin Sali Berishën dhe opozitën dua tu them se nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë luftën tonë.
Do të rrëzojmë ngrehinën e korruptuar. Lufta jonë kërkon sakrifica dhe angazhim, por është më e drejtë dhe më e madhe. Ta luftojmë luftën tonë me pasionin e Sali Berishës, rezistencën e të persekutuarit politik dhe mendjen e shëndoshë të qytetarit” tha Boçi.