-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazment Bardhi: U bashkuam, tani të marrim pushtetin

Kryesoret

Gazment Bardhi: Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi për të thënë se nuk dorëzohemi dhe nuk e falim lirinë tonë. Ne duam një shtet që nuk ushtron pushtet për të blerë, përçarë dhe shpërbërë opozitën. Ne duam një qeveri të përkushtuar ndaj rinisë dhe jo të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe oligarkët vërtetë jemi në opozitë dhe kemi kaluar momente të padenja për të qenë në lartësinë tuaj por kemi pasurinë më të madhe që mund të ketë një forcë opozitare. Kemi kurajon dhe dinjitetin tuaj dhe vullnetin për të luftuar. Sot të gjithë shqiptarët e ndershëm janë me ju, duan të jenë si ju. Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi ynë për t’u bashkuar dhe jam krenar që bëmë më të mirën për PD-në dhe opozitën, shqiptarët dhe Shqipërinë. Jemi bërë të gjithë bashkë si e vetmja rrugë për t’u përballuar me të keqen. E keqja e vendit ka emrin e kryeministrit të Shqipërisë që po shkatërron të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve shqiptare. Përtej fasadës janë dy botë të ndryshme.

Përtej fasadës janë dy botë të ndryshme. Njëra është bota juaj përballë nesh është Edi Rama që mbjell vetëm korrupsion, krim dhe varfëri. Në këto 10 vite Rama ka përdorur metodat për të qëndruar në pushtet, por ka dështuar. Ne nuk kemi frikë, dimë të përballemi. Ne nuk dorëzohemi. Nuk i dorëzojmë liritë tona. Gjysma e popullsisë rrezikon që të jetë e varfër, ata që kanë një punë të mirë po mbyten nga taksat. Shqipëria është kthyer në një parcelë të madhe që u shërben pasurimit të pak njerëzve që janë të lidhur me pushtetin duke varfëruar pjesën dërrmuese të Shqiptarëve. nuk janë kullat ato që na tregojnë sa mirë jemi, shumë prej tyre janë pastrim parash me ortakë të fshehur me vetë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij. Inceneratorët na treguan sa e korruptuar është kjo qeveri. Rama dhe Veliaj me korrupsionin e tyre zhbëjnë shpresën e shqiptarëve.

Me kokën lart të gjithë ne reagojmë dhe nuk nënshtrohemi, ne refuzojmë të bëhemi fasadë e pushtetit të Edi Ramës prandaj luftojmë pa u dorëzuar. Reagimi juaj sot është shpresa se gjërat do të ndryshojnë. Vetëm PD dhe opozita e bashkuar është përgjigje për ëndrrat, shpresat e shqiptarëve. Bashkimi i sotëm na jep kurajo për të përmirësuar veten për t’u bërë forcë udhëheqëse e vendit, është vetëm në dorën tonë. Ne do ia dalim kështu si sot do të trokasim në cdo derë për t’i shpjeguar cdo shqiptari se ka shpresë për rrugë dalje dhe se jemi ndryshe nga Edi Rama, Veliaj, Tahiri dhe Ahmetaj dhe cdo pushtetar që vjedh zgjedhjet për t’u pasuruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit