Komisioni Parlamentar i Ligjeve votoi të martën ligjin për Amnistinë Penale duke amenduar draftin fillestar të qeverisë që përjashtonte nga ulja e dënimit të gjithë zyrtarët publikë të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas një amendamenti të minutës së fundit, i cili u dakordësua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, edhe zyrtarët e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite.
Amendamenti u dorëzua në Komisionin e Ligjeve nga deputeti demokrat, Bledjon Nallbati, pjesë e grupimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i njohur si Rithemelimi. Ai shfuqizon gërmën c të nenit 5, pika 2, që përjashtonte nga kriteret e përfitimit të amnistisë së uljes së dënimit; “personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale”. Pavarësisht se amendamenti i Nallbatit binte ndesh me variantin e qeverisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e mbështeti atë (Lexo KETU shkrimin e plote).