Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku ditën e sotme u vendos tritol në një dyqan që shiste lule.
Fatmirësisht lënda plasëse nuk e bëri punën e saj, por mësohet se autori fillimisht kishte ndezur fitilin, por është fikur duke mos përfunduar kështu në shpërthim.
Dyqani në fjalë është në pronësi të një avokati, Ilia Thanasi.
Ngjarje të këtij tipi janë shtuar kohët e fundit në qytetin e Sarandës, ku janë goditur 4 raste të ndryshme të mbajtjes së eksplozivit dhe armëve.
Pako me eksploziv në derë të biznesit, rrethohet zona në Sarandë