Visar Avdyli i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në Oslo në vitin 2021 është arrestuar sot në Ferizaj nga policia e Kosovës.
Avdyli, së bashku me të vëllanë e tij akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20 vjeç në Mortensrud, një lagje në Oslo të Norvegjisë.
Ngjarja daton në 7 tetor të 2021.
Gjithashtu 2 vëllezërit rezultojnë në kërkim më parë për terrorizëm.