Alarm në Sarandë. Mëngjesin e sotme familjarit të një avokati i kanë vënë në dyqan një sasi lënde eksplozivi pranë portës ne rrugën “Adem Sheme”.
Fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive shërben për shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pritet ardhja e eksperteve anti-eksploziv. Pranë vendit te ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE dhe një shkolle publike dhe një private.