-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza te ‘5Pyetjet.al’/ Pse Ali Ahmeti shpalli kandidatin për President?

Kryesoret

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të enjten ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale në Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një video-mesazhi teksa ka bërë thirrje për “unitet” për t’i thënë sipas tij, “JO Rusisë, PO Evropës”.

Bujar Osmani aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i BDI-së. “Bujari e ka dëshmuar veten në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ahmeti duke e cilësuar Rusinë si kërcënimin serioz për gjithë botën.

Kreu i BDI-së, gjithashtu, ka paraqitur kërkesën për instalimin edhe të postit të zëvendëspresidentit të Maqedonisë së Veriut, që, sipas tij, së bashku me presidentin, në të ardhmen të zgjidhen nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, dhe jo në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Por çfarë do të thotë që të kemi dy kandidatë shqiptarë për President në Maqedoni? Çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve, të BDI-së që është në pushtet dhe opozitës shqiptare? Për këtë zhvilluam një intervistë në “Skype” me analistin Seladin Xhezairi. Më poshtë intervista e plotë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit