Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 27-vjeçar shqiptar ka përfunduar pas hekurave. Sipas asaj që raporton “protohema.gr” i riu i cili jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij shtatzëne 19-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur dhe fëmijën.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e martë kur 27-vjeçari ka marrë nga shtëpia e saj 19-vjeçaren e cila ishte në muajn e dytë të shtatzënisë. Ngjarja këtu ka filluar të agravojë pasi shqiptari e ka lidhur 19-vjeçaren dhe më pas e ka rrahur duke e detyruar që të marri ilaçe për të ndërprerë shtatzëninë.
Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj është ndërprerë.
Pas një denoncimi, Drejtoria e Policisë së Zakynthos arrestuan dje shqiptarin, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë dhe celularin partneres së tij.