-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kujtimi i pazëvendësueshëm i jetës sime’ me mesazhin prekës ish-deputeti njofton ndarjen nga jeta të nënës

Kryesoret

Ish-deputeti socialist Alket Hyseni nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë.
Mesazhi i tij i gjatë dhe prekës tregonte se fatkeqësisht e ndjera kishte kohë që luftonte për jetën, një betejë të cilën e humbi sot duke u kthyer në një kujtim të pazëvendësueshëm.

“Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë.
Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…
Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime.
Një mirënjohje smund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë!
Të dashur miq,
Më 22 Shkurt, në orën 14:25 ndërroi jetë Hanko Sadik Hyseni (Ahmetaj), nëna jonë e dashur.
Ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Enjte, datë 23 Shkurt në Tufinë”, shkroi Hyseni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit