Ish-zv/ drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka bërë një tjetër lëvizje për të dalë nga qelia. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit, duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.
Gjykata dha kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjendjen e Breçanit, i cili kërkon lirinë me pretendimin për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.
Për ketë ata kërkojnë një masë me të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg. Erzen Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzën e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit për shkak të përfshirjes së djalit në një rrjet trafiku droge nga Amerika Latine.