-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama merr 75 mln euro nga pensionet dhe i kalon tek investimet

Kryesoret

Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithshme me 10,6 miliardë lekë, të cilat do të rialokohen për investime publike dhe uljen e borxhit.

Të dhënat nga tabela e re fiskale tregojnë se nga rritja e të ardhurave me 10,6 miliardë lekë (7,9 miliardë lekë vijnë nga rezultati financiar pozitiv i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) që administron skemën publike të pensioneve dhe pjesa tjetër 2,5 miliardë lekë janë të ardhura shtesë nga tatimi mbi fitimin).

Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar një tepricë prej 7,9 miliardë lekësh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçante “Rezultati Financiar i ISSH-së.”

Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertën e programuar për vitet 2021 dhe 2022.

Nga prilli 2022 deri në prill 2023 paga minimale në shkallë vendi u rrit tre herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politike që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime. Gjithashtu pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat.

Në vitin 2023 të ardhurat buxhetore u rritën me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë. Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto dy zëra u mblodhën rreth 34 miliardë lekë, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit