-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza që vrau të atin: Nuk pendohem, armën e hodha në det

Kryesoret

Pjesë të tjera nga dëshmia e Hygerta Metës kanë dalë në media pas vrasjes së të atit, Pëllumb Meta për shkak të debateve se nuk pranonte fejesën pa dëshirë. Armën tha se e hodhi në det.

“Nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë.

Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi.

Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive.

Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, tha ajo.

Tronditje! Fqinjët: Fundi i botës, si mund të vrasë vajza të atin?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit