Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën ‘Llapi’ në Podujevë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë dhe është arritur që të identifikohet vetura prej të cilës dyshohet se u shkrep arma.