Vrasja e Pëllumb Metës në Shën Vlash të Durrësit nga 3 fëmijët e tij ka tronditur rëndë opoinionin publik shqiptar. Tronditëse janë dhe detajet e reja që mësohen nga ky krim i rëndë në familje.
Hysen Meta, përpara autoriteteve ka pranuar se konfliktet mes tij dhe babait ishin të shpeshta, pasi Hyseni ishte i papunë dhe Pëllumbi e ofendonte dhe fyente për këtë gjë.
Pse Hygerta morri përsipër fajin e vrasjes së babait? 19-vjeçarja zbardh detajet e planit
Në dosje por dhe në deklaratën e Hysenit mësohet se ditën e krimit në banesë kanë qenë si 25-vjeçari dhe Pëllumb Meta, këta të dy janë konfliktuar sërish me njëri tjetrin. Djali ka marrë pistoletën e babait dhe e ka qëlluar katër herë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas me kufomën është marrë vajza 19-vjeçare Hygerta Meta ndërsa Hyseni dhe vëllai i vogël Amarildo kanë hapur gropën për të varrosur trupin.
Fëmijët gënjyen? Flasin “krushqit” e Pëllumb Metës: Ai s’donte ta fejonte vajzën
Por dy vëllezërit duhej të zhduknin provat për këtë ata planifikuan të deklaronin të zhdukur babain e tyre.
Bashkë me të vëllanë, pas groposjes së trupit rreth orës 04.00, ata kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa dhe për të krijuar alibinë që babai ishte larguar, dhe kështu Amarildo ka marrë makinën tip “Citroen” e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për ta lënë automjetin atje, dhe më pas me një makinë “Audi A8″ ngjyrë të zezë që ia ka marrë shtetasit S. B. e ka ndjekur pas të vëllanë e janë kthyer në banesë.