Një 20-vjeçar ka rënë në pranga nga policia në Dibër, pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Zall Reç, ndërsa 20-vjeçari A.SH., ka ushtruar dhunë mbi bashkëjetuesen e tij pas një konflikti për motive të dobta.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër. Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij”, njofton policia.
Materialet tashmë i janë kaliar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Partë Dibër.