Një market është grabitur në Drenovë të Korçës mbrëmjen e sotme.
Bëhet me dije se 2 persona kanë hyrë në një market dhe kanë vjedhur nga arka një shumë të vogël parash dhe disa paketa cigaresh.
Dyshohet se grabitësit kanë qenë me armë zjarri.
Policia po punon për zbardhjen e rastit.