-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkon për të peshkuar në Porto Romano, rrëshqet në ujë 40-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

Kryesoret

Dyshohet se një 40-vjeçar ka shkuar për të peshkuar në Porto Romano dhe ka rënë në ujë.

Shërbimet e Policisë Kufitare po kryejnë kërkime se bashku me polumbarët e RENEA-s.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit