-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ E shtruan për ta mjekuar, 47-vjeçari vetëvritet tek “Trauma” (DETAJE)

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm tek spitali i Traumës, ku rreth orës 05:30 një 47-vjeçar M.H., është hedhur nga kati i tretë.

Siç bën me dije policia ky person ishte shtruar mbrëmjen e djeshme në spital pasi ishte vetëplagosur me thikë, në Tepelenë.

Famljarët kanë deklaruar se ai vuante probleme të shëndetit mendor, ndërsa dhe më parë kishte tentuar vetëvrasjen.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit