Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku 3 fëmijët vranë babanë e tyre Pëllumb Metën, duke e varrosur më pas në kasollen prapa shtëpisë. Një krim i cili u provua të fshihej prej tyre, ishte djali i madh Hysen Meta i cili denoncoi babanë e tij të zhdukur në polici për të mos lënë vend për dyshime.
I ftuar në emisionin televiziv “5Pyetje nga Babaramo”, gazetari Sokol Demaj tregoi se si policia ra në gjurmët dhe provat se fëmijët ishin ata që kishin vrarë babanë e tyre, Pëllumb Metën.
Demaj tregon se ishin kamerat ato që kanë tradhtuar 3 të rinjtë.
“Ka gënjyer pamjet e kamerave të sigurisë, ata deklaruan para hetuesve se meta ishte larguar me automjetin e tij, kur hetuesit hapën kamerat panë se ishte djali Hyseni që lëvizi me mjetin e të atit. Këtu filluan dyshimet dhe kjo ishte indicia e parë që qartësoj se këtu kishte diçka” u shpreh Sokol Demaj.
Ai gjithashtu tregoi se Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila vrau babanë e saj fillimisht nuk pranoi krimin, por në momentin që kufoma u gjet e varrosur vendosi të pranonte gjithçka.
“Në vijim janë vënë në përgjim nga ana e hetuesve dhe janë gjetur prova, në momentet kur policia ka ndërhyre, e bindur se kishte fshehje të trupit. Në moment vajza ka mohuar faktin se ajo ka qenë pësoni që e ka vrarë. Por pasi u gjet kufoma 1 metër e gjysmë poshtë dheut ajo ka pranuar se un jam autori i kësaj vrasje, dhe kemi arritur në këtë “mish mash” të deklaratave” shtoi ai.