-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi: “Në vend të normalizimit, shtensionim i situatës”

Kryesoret

Ruajtja e paqes, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve ekskluzivisht me mjete paqësore dhe përmbajtja nga kërcënimet apo përdorimi i forcës janë disa nga pikat e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e arritën një vit më parë në Bruksel.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të duhej t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve – nga njohja e simboleve shtetërore deri te të drejtat më të mëdha për komunitetin serb në Kosovë.

Megjithatë, ajo që ndodhi në terren gjatë vitit të kaluar, ishte gati krejt e kundërta e kësaj: rritje e tensioneve në veri të Kosovës pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe morën pushtetin; përleshje mes serbëve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR; sulm i armatosur i serbëve kundër policisë së Kosovës; heqja nga qarkullimi e dinarit serb.

Pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe serb, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut dhe të Jugut, thonë se janë të zhgënjyer nga politikanët, prej të cilëve varet jetesa e tyre, dhe se kanë humbur shpresën “për një të nesërme më të mirë”./REL

Lexoni KËTU artikullin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit