Milan Radoiçiçi, udhëheqësi i grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, të Kosovës, mësohet se ka filluar të zbatojë një fushatë të egër dhune ndaj serbëve që i dalin kundër politikave të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
RTK ka siguruar një material, të cilin do ta publikojë shumë shpejt, në të cilin shihet Radoiçiç duke goditur brutalisht një serb nga veriu i Kosovës.
Sipas burimeve të RTK-së, ngjarja ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit. Ky vend, sipas burimeve të RTK-së nga institucionet e larta të sigurisë, është kthyer në një vend torture për serbët nga Kosova që nuk veprojnë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të Vuçiçit.
Millan Radoiçiç kishte pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023 dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite, ku nga terroristët serbë, në kryerje të detyrës është vrarë polici, Afrim Bunjaku.