-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbyset gjithçka/ Flasin fëmijët: Kush e vrau babanë?

Kryesoret

Ditën e sotme në seancën gjyqësore në Durrës për tre fëmijët që vranë të atin dinamika mori një tjetër rrjedhë. Vajza, Hygerta Meta pranoi se ka vrarë të atin duke iu rikthyer versionit të parë dhe rrëzuar të dytin që tha se e kishte bërë vëllai i madh, Hyseni.

Nuk i kam pasur shumë të mira marrëdhëniet. Na ka ardhur shumë keq. Me shumë se ne, si vjen keq askujt këtu. As vëllezërve të tij, s’u vjen kaq keq.

Edhe në deklarimet fillestare, Hygerta Meta deklaroi që ishte ajo që qëlloi me 4 plumba të atin, por më pas ndryshoi dëshminë duke thënë se armën e shkrepi vëllai i madh.

Nuk e kam bërë unë vrasjen. Le të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent, kur motra e vogel (Hygerta) ka qëlluar babain. Motra e qëlloi sepse debatonte shumë herë me babain sepse donte ta fejonte” tha ai.

Hygerta Meta ka treguar me detaje se si kishte qëlluar mbi të atin që ndodhej i shtrirë në kuzhinën e shtëpisë me armën që Pëllumb Meta e mbante në sirtarin e komosë së dhomës së gjumit.

Të enjten më tha do te vras se e refuzova për herë të dytë fejesën. E dija kur vinte nga puna, kur konsumonte dreken dhe kështu e mendova ta vras. Ishte shtrirë, unë mora armën dhe ai u çua, më pa përballë dhe s’u çudit kur më pa me armë.

Më tha “ik andej” dhe unë e qëllova. Isha 2 metër afër kur e qëllova. Arma ishte te sirtari në dhomën e gjumit. Ka pasur dhe kallash vite më parë, por i është ndryshkur. (Duke qeshur) Jam penduar, por është diçka qe s’ka kthim mbrapa”, tregoi 19-vjeçarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit