Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Karadhiq, pranë tunelit të Skërficës.
Një autobot i ngarkuar me solar ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë duke shpërthyer në flakë.
Nga burimet bëhet me dije se fatkeqësisht ka ndërruar jetë shoferi i mjetit, i cili mësohet se është një shtetas ukrainas.
Në momentin e rënies në greminë mjeti ka shpërthyer menjëherë në flakë, në mbërritje të ambulancës dhe forcave zjarrfikëse është konstatuar se viktima nuk ka mundur ti mbijetojë shpërthimit.