Më shumë se 10 mijë nënshkrime janë siguruar nga koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut, për kandidaturën e Arben Taravarit për president.
Mirënjohje për këtë arritje ka shprehur vetë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili shprehet mirënjohës për nënshkrimet e mbledhura.
“Falemnderoj secilin nga ju që në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!
Le të jetë kjo fushatë e dedikuar e gjitha për Ju! Sinqerisht, Arbeni” është shprehur ai.
Në Maqedoninë e Veriut duhen 10 mijë nënshkrime ose mbështetja e 30 deputetëve në parlament.
Në garë deri tani janë 13 kandidatë, ndërsa shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravarin e opozitës së njohur tani me moton ‘VLEN’.