-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Gati për dialog, nesër në Kushtetuese “profesionet e lira”

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi se deputetët kanë vendosur që nesër të depozitojnë në Gjykatë Kushtetuese ligjin e miratuar nga qeveria për taksimin e profesioneve të lira.

Çështja e dytë që u diskutua, disa ditë më parë kamë njoftuar vendimin e grupit për të cuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Avokatë, noterë, mjekë, stomatologë që janë shtresa e mesme. Nesër do të dorëzojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.

Çështja e tretë, presidenti ka treguar në disa raste se ka humbur rolin e unitetit mbi popullin, i kërkojmë të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të mos dekretojë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura.

Presidenti duhet të dalë nga reshti i të qenit përfaqësues i shumicës dhe të jetë garanti i interesit publik. Ky është një tjetër shans për Presidentin dhe do të shohim nëse do të zgjedhë interesin qytetar” tha ai.

Tha se është gati për dialog politik për të kapërcyer krizën në Parlament. “Kemi qenë dhe jemi gati për dialog politik, por mazhoranca ka refuzuar që të gjejë një zgjidhje për situatën në parlament.

I bëjmë thirrje kryetares së Kuvendit që të respektojë atë për të cilën është betuar, Kushtetutën e Shqipërisë për të drejtat e opozitës dhe t’i japë shansin Shqipërisë që të ketë institucione funksionale duke nisur nga parlamenti” tha ai.

Amnistia? Bardhi: Loja u zbulua, Basha po shkon si Çeçua ta votojë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit