Baza e NATO-s në Kuçovë është gati. Kryeministri Edi Rama tha se baza e re e NATO-s në Kuçovë do të jetë vendimtare për aktivitetin e NATO-s pasi të bëhet operacionale më 4 mars.
“Do të luajë një rol kyç në mbështetjen e aktivitetit të NATO-s, ndërkohë që do t’i shërbejë edhe fuqizimit të Forcave Ajrore të Shqipërisë, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës”, tha kryeministri përmes një postimi në Facebook, ku shpërndau edhe pamje nga brenda bazës.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se të gjithë shtetet anëtare të aleancës do të ndihmojnë që kjo bazë të pajiset me teknologjinë më të fundit.