-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arbitrazhi rrëzoi Koncesionin e Durrësit, Meta: Korrupsion skizofrenik i Rilindjes!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rrëzimin të koncesionit të Durrësit nga Gjykata e Arbitrazhit.

Sipas tij, Rilindja vetëm po humbet gjyqe me koncesionarë ose kompani të mëdha duke i sjell më shumë dëme buxhetit të shtetit.

Postimi i plotë:
Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes po i shton çdo ditë e më shumë kosto të mëdha financiare shtetit shqiptar dhe taksapaguesëve shqiptarë.
Seancë pas seance, arbitrazh pas arbitrazhi, Rilindja vetëm humbet gjyqe me konçensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.
Arbitrazhi ndërkombëtar ka rrëzuar kërkesën e shtetit dhe ka vendosur gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 milionë euro për koncensionin e Durrësit.
40 milionë euro më shumë taksa për shqiptarët!!
40 milionë euro që mund të përdoreshin për të rritur pensionet dhe për mbështetje financiare për blerjen e ilaçeve për pensionistët tanë do të shkojnë për dëmshpërblim, sepse kemi një qeveri totalisht të paaftë dhe të korruptuar!
40 milionë Euro që mund të përdoreshin për të mbështetur fermerët tanë, do të paguhen dëmshpërblim, sepse qeveria nuk respekton ligjin, sepse ligji i saj është korrupsioni!

Gjykata e Arbitrazhit rrëzon kërkesën e shtetit, vendos gjykimin në themel për koncesionin e Durrësit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit