-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha prek arsimin dhe bën premtimin: Do ulë tarifat e universiteteve 5 herë

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën për mbështetësit e tij është ndalur tek arsimi në vend, sipas tij mbështetur dhe në provimin e Pisa-s, Berisha shprehet se janë 8 vite dështim.

Ai thekson se Shqipëria ka rënien më të madhe në botë gjatë këtyre 8 viteve, duke premtuar se me kthimin e tij në pushtet situata do ndryshojë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi!

Ne jemi parti me trashëgimi. Në 2005, Shqipëria renditej në nivelet më të ulëta për arsimin në Pisa, por kur e dorëzuam, e dorëzuam jo në nivelin që duhej të ishte, por ama e dorëzuam me rritjen më vertikale që mund të kishte.

Pra e dorëzuam në një kohë kur cilësia e arsimit rritej vertikalisht nga viti në vit.

Çfarë ndodhi më vonë.

Pisa që përfshin 8 vitet e tyre, Shqipëria regjistroi rënien me të madhe në botë, rënien më të tmerrshme do të thoja unë.

Kjo sepse arsimi u inondua nga patronazhistë, nga rilindasit, fara më e keqe e kombit që nga diktatura e Enver Hoxhës.

Garantoj të rejat dhe të rinjtë, se nuk do të ketë më satër kasapi mbi mesataren e tyre, se tarifat e universiteteve do të ulen, jo një e dy, por 5 herë. Do të ulen 5 herë, fjala ime e nderit dhe se çdo student do të ketë bursën të barabartë me një rrogë për të jetuar normalisht.

Këto janë vetëm disa nga masat që do të ndërmarrim nëse duam që të mbijetojmë si komb.

Dhe ne duam të mbijetojmë si komb.

Ne jemi komb i lashtë, ne nuk kemi pse zhdukemi pse kërkojnë armiqtë tanë me Edi Ramën të na shfarosin në mënyrë paqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit