Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mos shqyrtimin në themel të kontratës koncesionare për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit.
Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO. Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.
Seanca e parë në Uashington u zhvillua më 18 shtator 2023. Më tej sakaq shteti shqiptar apo pala përgjegjëse ka paraqitur më 19 janar 2024 një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID. Pra nga ana e shtetit shqiptar është kërkuar mos juridiksioni i çështjes. Nëse kjo kërkesë do të pranohej nga ICSID, çështja do të pushohej.
Por Gjykata nuk pranon kërkesën paraprake të shtetit për mungese juridiksioni dhe vendos gjykimin në themel për kontratën e koncesionit. “Tribunali nxjerr Urdhrin Procedural Nr. 3 në lidhje me kërkesën e palës përgjegjëse për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake; si rrjedhojë, kundërshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarrëveshjes”, citohet në vendimin e ICSID më 24 Shkurt 2024. https://icsid.worldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/23/9
Kontrata koncensionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH) u lidh në Maj të vitit 2013. Në kontratë përcaktohet se afati i zbatimit shtrihet për periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor. Për më shumë lexo KËTU/ Monitor