-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Qeveria drejt dënimit 140 mln euro për Portin e Durrës

Kryesoret

Ditën e sotme nga selia e PD-së, anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo deklaroi se qeveria po rrezikon dënimin me 140 milionë euro nga Gjykata e Arbitrazhit për çështjen e portit të Durrësit.

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar rrëzoi kërkesën e qeverisë Rama, dhe vendosi në favor të kompanisë gjermane EMS, duke hapur gjykimin në themel të çështjes për një dëm 40 milionë euro, shkaktuar kësaj të fundit nga vendimi për ta kthyer në resort portin e Durrësit.

Me këtë vendim, për fat të keq, 40 milionë euro të taksave të shqiptarëve mund të konsideron të humbura. Në të njëjtën kohë kompania turke ‘Durrës Kurum Shipping’, ka paditur qeverinë Rama për 100 milionë euro të tjera, në një çështje të dytë që lidhet përsëri me Portin e Durrësit.

Nëntë vjet më parë, interesi politik dhe fiksimi personal i Edi Ramës për të zhdukur një media që nuk e kontrollonte, Agon Channel, bën që shqiptarët të heqin nga arka e kursimeve kombëtare 110 milionë euro që duhet t’i kalojnë Beketit. Ramës nuk i hyn gjemb në këmbë, sepse paratë u merren shqiptarëve dhe jo në llogaritë offshore të kryeministrit dhe bandës së tij.

Në të njëjtin skenar, por me interes akut ekonomik, Rama i fali arabit Alabar tokën publike të Portit të Durrësit dhe taksat më vlerë rreth 300 milionë euro. Nga kursimet e shqiptarët do të rrjedhin minimalisht 1,5 miliard euro për të ndërtuar Portin e Ri. Po nga xhepi i shqiptarëve do të dalin 140 milionë euro për të paguar për kontratat e prishura arbitrarisht nga Rama” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit