Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri, ndërsa tani është nisur drejt Tiranës ku do të akomodohet.
Kjo është një vizitë historike pasi presidenti i një vendi në luftë siç është Ukraina, vjen pikërisht në Shqipëri, një vend i cili dikur ofronte destabilitet sot ofron siguri ndaj një personi të kërcënuar vazhdimisht nga Kremlini.
Zelensky u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, ndërsa ditën e nesërme në kryeqytet do të zhvillohet Samiti për Ukrainën me vendet e Evropës Juglindore. Samit në të cilin do të marrë pjesë vet presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
FOTOLAJM/ Benzi i blinduar niset me Zelenskyn drejt Tiranës, 1600 efektivë në gadishmëri
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X, ku shprehet se është nder që Tirana pret presidentin ukrainas, duke shtuar se ky është edhe një moment kyç për marrëdhëniet mes vendeve.