Media ruse “SOTA” ka njoftuar se ditën e sotme është arrestuar Vasily Dubkov, avokati i Alexei Nacalny dhe nënës së tij.
Dubkov u arrestua për “prishje të rendit publik”. Avokati mësohet se aktualisht po mbahet në komisariatin e Shçerbinkës.
Dubkov përfaqësonte Navalny dhe nënën e tij Lyudmila Navalnaya.
Nëpërmjet tij ajo bëri thirrje javën e kaluar që të merrej të merrte mbrapsht trupin e të birit, gjë që rezultoi e suksesshme.
trupi i kritikut të Putinit iu dorëzua nënës së tij të shtunën. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse qeveria ruse do të lejojë një funeral.