Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Karadhiq.
Një autobot ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë duke shpërthyer në flakë.
Nuk dihet ende fati i shoferit të mjetit ndërsa flakët vazhdojnë pa pushim. Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende ndërsa ambulanca dhe zjarrfikëset janë nisur në vendngjarje.