Nuk dukej në fushën e lojës dhe as në jetën sociale që prej muajt nëntor, dhe informacionet e reja mbi futbollistin Kristoffer Olsson janë tronditëse.
Ditën e sotme është mësuar se ish lojtari i Arsenalit dhe i Kombëtares suedeze, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej disa kohësh është në spital.
Olsson mësohet se muaj më parë është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë së tij për shkak të një gjendje të rëndë të trurit. Përveç dëmtimeve fizike ai u diagnostikua dhe me një sëmundje në dukje akute e lidhur me trurin.
Ka qenë vet klubi aktual i 28-vjeçarit, FC Miditjylland që bëri të ditur lajmin duke thënë se “ thashethemet në rritje për mungesën e tij nga ekipi i parë i kishin detyruar ata të zbulonin se çfarë kishte ndodhur me të.
Midtjylland tha se Olsson vuante një sëmundje në dukje akute e lidhur me trurin, e cila nuk shkaktohet nga vetëlëndimi i asnjë lloji, as shkaku nuk është për shkak të faktorëve të jashtëm.
“Të gjithë në FC Midtjylland sigurisht që janë thellësisht të prekur nga sëmundja e papritur e Kristoffer dhe mendimet tona dhe mbështetja e plotë shkojnë për Kristoffer dhe familjen e tij”” shkruan klubi.
Në një postim në X, ish-klubi i tij Arsenali i uroi “një shërim të plotë dhe të shpejtë”.
Get well soon, Kristoffer.
We wish you a full and speedy recovery ❤️ https://t.co/ruRrMpiPI8 pic.twitter.com/0RQMAQjUtQ
— Arsenal (@Arsenal) February 27, 2024