-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I tha “jo” Shqipërisë dhe Kosovës, Arsenali nis “luftën” për Diant Ramajn

Kryesoret

Arsenali ka kthyer sytë nga portieri 22-vjeçar i Ajaxit, Diant Ramaj për sezonin e ardhshëm.

Sipas një raporti të “Football Transfers” objektivi është ai për të zëvendësuar Ramsdal i cili ka shumë oferta dhe i “lodhur” duke qëndruar në pankinë. Ramaj i cili refuzoi Kosovën dhe Shqipërinë për kombëtaren gjermane, ka dhënë performanca të mira këtë sezon duke rritur emrin e tij në futbollin europian.

Pavarësisht se këtë sezon në 21 ndeshje vetëm në 3 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur, 22-vjeçari tregon një potencial të lartë. Situata jo e mirë tek Ajaxi në rezultate ka ndikuar dhe tek portieri i cili në merkaton e verës mund të përballet me një lum ofertash, midis tyre dhe Arsenali.

Topçinjtë e kanë monitoruar gjermanin që nga ditët e tij në Eintracht Frankfurt dhe tani është gati të bëjë një lëvizje për shërbimet e tij. 22-vjeçari është pikërisht lloji i portierit që Mikel Arteta dëshiron në sistemin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit