Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk pranoi që të firmoste deklaratën përfundimtare pas samitit në Tiranë për Ukrainën. Qëndroi në foton familjare. Komunikoi diçka me Zelenskyn prej momentit që po realizohej fotoja dhe ngjitën shkallët bashkë.
Më pas doli jashtë Pallatit të Kongreseve duke mos firmosur deklaratën. Këtë lëvizje e kishin paralajmëruar mediat serbe, se Vuçiç nuk do të firmosë deklaratën e samitit të Tiranës që dënon Rusinë dhe del në mbështetje të Ukrainës.