Napoli nuk tregoi mëshirë mbrëmjen e sotme përballë Sassuolos në javën e 26-të të Serie A. Fitorja e parë e trajnerit Calzona në stolin e të kaltërve erdhi me një goleadë 1-6 ndaj Sassuolos.
Vendasit ishin të parët që gjetën epërsinë që në minutën e 17-të, me një goditje të bukur të Raiçiç në këndin e portës së Meret. Nga këtu sfida pa vetëm dominimin e kampionëve ende në fuqi të Italisë.
Rrahmani finalizoi një aksion fantastik duke barazuar shifrat në të 29-tën, më pas Osimhen tregoi urinë e tij për gol, duke realizuar 2 herë në pjesën e parë për të përmbysur gjithçka në shifrat 1-3. E dyta po njësoj me Osimhen që gjeti sërish rrjetën duke finalizuar një hat-trick perfekt.
Lavdinë në këtë përballje pati dhe për Kvaratskhelian i cili shënoi një dopietë mjaft të bukur gjithashtu dhuroi dhe 1 asisst.
Nga ana tjetër një Sassuolo e dobët ku Bajrami ishte më i vlerësuari për të tijët me notën 5, një vlerësim jo i lartë por i vetmi që provoi të jepte diçka në fushën e lojës.
Napoli shkon në kuotën e 40-pikëve ende shumë larg zonës Champions pasi sheh veten në vendin e 9 në Serie A. Sassuolo ndërkohë zhytet në zonën e ftohët në vendin e 18 me 20 pik.