-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani në Tiranë: Perëndimi duhet të rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën

Kryesoret

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore. Në këtë Samit do të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe lider të tjerë nga Evropa Juglindore.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca, theksohet se Samiti ka për qëllim që të riafirmojë angazhimin e përbashkët të kësaj pjese të Evropës në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarishtt.

“Në dy vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Samiti synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore  për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Nga ky samit, parashihet t`i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit