Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tiranës është po aq i rëndësishëm për Ukrainën sa edhe për Shqipërinë dhe për Ballkanit Perëndimor.
Kjo është arsyeja, pohuan ata në intervistat për Zërin Amerikës, pse u bë thirrje për të shtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete nga ky rajon për Ukrainën, që ajo ta përballojë agresionin rus, duke shmangur sa më shumë edhe rrezikun e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.
“Nga Samiti i Tiranës për Ukrainën doli sërish se Rusia duhet bllokuar me të gjithë format e mundshme, sidomos në ekonomi dhe informacion, të cilat synojnë të shkaktojnë trazira në vendet e Ballkanit Perëndimor, siç është vërejtur vitet e fundit”, thotë për Zërin e Amerikës drejtuesi i Qendrës studimore Lëvizja Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali.
Ai theksoi për Zërin e Amerikës se ndikimi rus në këtë rajon është pasqyruar në mungesë të qëndrueshmërisë si dhe në shtimin e mundësive për të rritur trazirat në këto vende.
“Mesazhi i Samitit është që lufta është afër, kërcënimi është i madh dhe duhet në çdo çast të jemi gati për të dhënë ndihmesë secili sipas mënyrës së vet në shërbim të paqes, duke u përgatitur dhe duke kontribuar në luftën që po ndodh aktualisht”, thotë zoti Gjipali.
Ndërsa eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare, thotë për Zërin e Amerikës, se presidenti Zelensky në thelb kërkoi bashkëpunim për municion, për të bashkëprodhuar armatime me Shqipërinë, duke risjellë idenë e rijetësimit të industrinë e armatimit trashëguar nga regjimi komunist, tashmë e shkatërruar, por që kjo të bëhet do të duhen shumë muaj dhe ndoshta disa vite, ndërsa mundësia që Shqipëria të japë mbështetje ushtarake është, sipas tij, shumë e vogël./VOA
Lexoni KËTU shkrimin e plotë