Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Shkodrës, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga gjykata e Apelit. Kjo pasi P.N., 44-vjeç kishte bërë kallëzim të rremë, duke deklaruar se makina e tij ishte vjedhur, ndërkohë që në të vërtetë mjeti ishte shitur po prej tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin në kërkim P. N., 44 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, sepse ka kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin, ndërkohë që e kishte shitur atë” njofton policia.